Binjakët i pagëzon me emrat e kandidatëve presidencial të SHBA-ve

Gara e fortë për kreun e Shptëpisë së Bardhë e cila ka ngjallur kuriozitet në mbarë gjithë globin, ka patur  një vëmendje të vecantë edhe në vendlindjen e presidentit, Barack Obama. BBC raporton se  Millicent Owuor, nëna e re nga Kenia, e cila lindi sot 2 binjakë, pikërisht në ditën kur Barack Obama u rizgjodh president i SHBA-ve, i ka pagëzuar fëmijët e saj me emrin e presidentit amerikan dhe të rivalit të tij republikan, Mitt Romney. 20 vjeçarja, i lindi binjakët në një spital të Kenia-s Perëndimore, në afërsi të fshatit Kogelo të paraardhësve të Obamës, ku festimet për fitoren e presidentit veçse kishin filluar.