Bebet e para vijnë plot jetë në këtë 100 - vjetor të shtetit shqiptar (VIDEO)

Në këtë 100 vjetor nuk ka munguar dhe një ndër surprizat më të bukura, e cila i përket vazhdimësisë së jetës së kombit shqiptar. I pari bebe ishte mashkull që lindi në kryeqytet është Liridon Ijon, i cili ka ardhur në jetë rreth orës 07:30 të mëngjesit në maternitetin “Koço Glozheni”. Liridoni duket sikur ka zgjedhur vetë enkas këtë ditë për të ardhur si dhuratë e 100 vjetorit. Ndërsa Rozalinda Ymeri ka lindur në orën 02:30 të së mërkurës në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” dhe sipas nënës gëzon shëndet të plotë.