Një insekt gjigant shëtitet nëpër shpinën e gazetarit (VIDEO)

Kemi parë “çudira” nga më të ndryshmet gjatë një transmetimi live. Një prej tyre po jua paraqesim edhe në videon e mëposhtme.
Ajo u filmua gjatë një transmetimi live të kanalit NBC në Los Angeles. Një reporter, teksa po transmetonte në mënyrë të drejtpërdrejtë, “u vizitua” nga një “i ftuar” aspak i këndshëm.

Bëhet fjalë për një buburrec që u shfaq live në xhaketën e gazetarit, ndërsa ai po fliste on air.
Për fat të mirë, ai reagoi me shumë gjakftohtësi, duke treguar anën e tij profesionale.
Ndiqni videon për më shumë.