Në Indonezi futbolli luhet edhe në këtë mënyrë, në vend të topit
përdoret kokosi me flakë. Por, këtë nuk e bëjnë futbollistët por
pjesëtarët e besimit Islam, të cilët për 21’ ditë përgatiten për lutje,
agjërim dhe mësim sesi të zbutet zjarri. Ky aktivitet është mjaftë i
popullarizuar në Indonezi sepse luhet me 5’ futbollistë për 60 minuta në
fushën 25×25 metra. Topi është kokos dhe mbahet në kerozinë për dy ditë
rresht ndërsa më pas ai ndizet dhe zakonisht për një lojë përdoren
katër copë.
“Kështu luajmë sepse në këtë mënyrë e testojmë forcën e nxënësve” tha
Ali Akhar, organizatori i kësaj ngjarje. Caku i këtij rituali para dhe
gjatë ndeshjes bëhet vetëm që nxënësit të kalitin psikologjinë e tyre
dhe përmes kësaj metode të bëhen më rezistent ndaj zjarrit në mënyrë që
lëkura e tyre të mos djeget.