Ja avioni amerikanë që shpallet mbreti i qiellit! (VIDEO)

Më 25 tetor, sipas një raporti të Institutit të Analizave Mbrojtëse (Visionagain) –organizëm i pavarur ofrues informacionesh biznesi për degët Telekom, Farmaceutike, Mbrojtje, Energjetikë dhe Metalurgji- avionët luftarak, janë “perlat e stemës” të çdo aviacioni luftarak dhe se avioni më i mirë aktualisht që mbretëron qiejt e botës, u shpall Joint Strike Fighter F-35. Të gjitha Forcat e Armatosura të çdo shteti në botë, citon alb-observer.com, pritet të investojnë shuma kolosale për gjeneratën e re të avionëve luftarak, gjatë dhjetëvjeçarit të ardhshëm. Blerja e avionëve luftarak, për vitin 2012 në këtë moment arrin në vlerën e 34.37 miliardë dollarë dhe sipas një raporti të ri, kërkesa dhe interesi për avionët e gjeneratës së pestë, do jetë shumë më i lartë dhe për shkak të “gjendjes” aktuale në mbarë botën. Megjithatë, ardhja e programeve të mëdha, citon alb-observer.com, siç ai i Joint Strike Fighter F-35 (JSF), në kombinim me rritjen e furnizimeve të ekonomive në zhvillim, do të rrisë në maksimum, blerjen e avionëve luftarak sipas raportit të Visiongain. Blerja e avionëve të gjeneratës së pestë, shtrihet deri në vendet perëndimore (F-35) dhe në vendet në zhvillim, siç dhe India (FGFA) dhe Kina (J-20) Ndërkohë, Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve dhe Paqes në Stokholm (SIPRI) llogarit se investimet ushtarake në gjithë botën për vitin 2012, do arrijnë në shifrën marramendëse të 1.7 triliard dollarëve, ku shënohet një rritje prej 12% në krahasim me vitin 2011. Shtete e Bashkuara të Amerikës, përfaqësojnë më shumë se 40% të shpenzimeve ushtarake në mbarë botën, me investime të programuara mbi 700 miliard dollarë, të ndjekur nga Kina, Rusia, Britania e Madhe dhe Franca./alb-observer
 Në vijim ndieni në video avionin Joint Strike Fighter F-35 që mposht qiellin: