Hapet vrima në mes të rrugës, "gëlltit minibusin" (video)

Reshjet e pandërprera të shiut në Kinë, shkaktuan probleme të shumta , sidomos për shoferët e veturave.
Mirëpo një shofer i një minibusi u përballua me një fatkeqësi të rrallë, pasi që gjatë vozitjes iu hap një vrime e madhe në mes të rrugës, dhe minibusi ra në atë vrimë. Vrima ishte e thellë diku dy metra, ndërsa e gjatë afër katër metra.
Vrima u hap, përnjëherë dhe minibusi ra në të. Disa kalimtarë rasti thanë se gjatë kësaj fatëkeqësie shoferi ishte vetëm, dhe mënjëherë u dërgua për në spital, ku edhe iu dha ndihma e parë.