Flori Mumajesi sërish me bukuroshen bullgare Alisia

Këngëtari dhe kompozitori shqiptar Flori Mumajesi i është rikthyer bukuroshes bullgare, Alisia. Kështu mësohet se pas suksesit me këngën e parë “Ne e kraia” (Nuk është fundi), të dy kanë vendosur që të realizojnë edhe një duet me Flori Mumajesin dhe pët këtë qëllim ajo ka ardhur prej disa ditësh në Tiranë ku edhe janë fotografuar duke punuar në studion e Florit. “Sërish kam kënaqësinë të punoj me Florin në një projekt shumë interesant! Së shpejti do t’ju befasoj”, është shprehur këngëtarja bullgare për mediat. Ky duet i Florit ndoshta është në vazhdën e kritikave që ai u ka bërë këngëtarëve të cilët i ka mbërthyer “fenomeni i atdhetarizmit artistik”. Në faqen e tij në facebook ai u shpreh se artistët shqiptarë në vigjilje të 100 vjetorit të Pavarësisë po “keqpërdorin” flamurin në videokëngët e tyre për të treguar një atdhedashuri të tepruar dhe kjo ngjalii reagime negative tek kolegët e tij.