Femra më e guximshme në botë (VIDEO)

“Jam e pasionuar pas gjarpërinjve, për mua është thjesht çështje hobi”, shprehet Amy Siewe, e cila vërtet me bëmat e saj ka habitur gjithkënd. Është një vajzë guximtare, kjo siç edhe do e shikoni nga video që alb-observer.com ju paraqet, duket qartë dhe nuk ka nevojë për koment. Guximi i saj, me të drejtë ka befasuar, pasi ajo pa asnjë masë mbrojtëse arriti kap plotë 23 gjarpërinj, në liqenin Lake Erie. E quan një “hobi të çmendur”, por tërheqës dhe me shumë interes për të. Në video do të ndiqni dhe momente të ashpra, ku gjarpërinjtë e kafshojnë disa herë Amy Siewe, por ajo nuk ngurron dhe nuk trembet pak. Kjo pasi gjarpërinjtë nuk janë helmues. “E dua si profesion, më pëlqen dhe o e vazhdoj profesionalisht edhe pse njerëzve u duket si një marrëzi”, shprehet ajo./alb-observer