
Sipas mediave lokale gruaja e mbante në barkun e saj, sepse mjekët në spitalin ku ajo shkoi për ta hequr fetusin e vdekur i kërkuan 100 euro, një shumë e madhe për atë kohë.
"Ishte një shumë të tepërt në ato kohë, familja ime nuk kishte shumë para, kështu që unë vendosa ti injorojë ato", ka deklaruar gruaja
Dhe sot, kjo grua 92 vjeçe ka një bark të madh, si të jetë shtatzënë.
Sekreti është mbajtur për 60 vjet, deri pak javë më parë, kur gruas i është dashur të shkojë urgjentisht në spital për problemet e stomakut.
"Unë nuk i kam besuar syve të mi, kur pashë se ajo kishte një fëmijë në barkun e saj. Unë jam një mjek prej 40 vjetësh dhe kurrë nuk kam parë apo dëgjuar diçka të tillë. Normalisht në një rast të tillë fetusi i vdekur është dëbuar nga trupi, ose ndryshe tretet. Është e pabesueshme që ai ka mbetur i paprekur në barkun e Huang. "