Shes virgjërinë për të ndërtuar shtëpi për të varfrit (VIDEO)

Një studente braziliane ka nxjerrë në ankand virgjërinë e saj, për të mbledhur para për ndërtimin e shtëpive për të varfërve. Catarina Migliorini, 20 vjeç, do ia dorëzojë shumën një organizate qeveritare, që do të ndërtojë shtëpi në Santa Catarina. Ajo ka hedhur poshtë pretendimet se është një prostitutë. Ajo shton se akoma beson tek dashuria, por shitjen e virgjërisë e ka parë si një mundësi për të bërë një ndryshim pozitiv në botë. Tani një televizion australian do e ndjekë atë në çdo hap, për të realizuar një dokumentar të quajtur “Kërkohen virgjëresha”. Catarina, e cila është me prejardhje italiane, studion për edukim fizik. Ekipi televiziv do të ndjekë pas çdo lëvizje të vajzës, pas dhe pas aktit seksual, që do realizohet në Australi, për të shmangur ligjet për prostitucionin. Prezervativi do jetë i domosdoshëm dhe fituesi do testohet për sëmundje seksualisht të transmetueshme. Edhe Catarina do të bëjë të gjitha testet për të faktuar që është e virgjër. SHIKONI VIDEON: