Rihanna jashtë kontrollit, dehet gjatë një feste

Shpeshherë yjet e showbiz-it e ekzagjerojnë me pijen dhe drogërat, duke pësuar edhe funde tragjike. Këtë gjë duket se bën herë pas herë edhe këngëtarja e njohur Rihanna, e cila ka dalë jashtë kontrollit gjatë një feste në Las Vegas. Mediat amerikane bëjnë me dije se 24-vjeçarja është dehur pasi ka konsumuar një sasi të madhe alkooli, ndërsa më pas është raportuar se ka pasur të vjella të shumta. Nuk është hera e parë në fakt, që Rihanna fotografohet në gjendje të dehur.