Pse janë fjalosur Bred Pit dhe Angelina Xholi

Brad Pitt dhe Angelina Jolie mund të kenë qenë të zënë duke planifikuar dasmën e tyre përrallore, por burimet thonë se shtëpia e tyre është kthyer në një fushëbetejë të “Luftës së Tretë Botërore”. Ata po fjalosen, në fakt, për shkak të helikopterit. Brad Pitt dhe Angelina Jolie janë fjalosur ashpër në lidhje me helikopterin që Angelina ia dhuroi aktorit për ditëlindjen e tij, shkruan revista “Star”. Pohohet se aktorja ia ka ndaluar rreptësisht Bradit që të ulet më në fluturake. Angelina Jolie ka shpenzuar 1.6 milionë dollarë në blerjen e helikopterit dhe mësimet për fluturim, por tani ia ka ndaluar Bradit të fluturojë! Sipas burimeve që citon revista, Brad dëshironte të bënte një fluturim shumë të rrezikshëm, ku kishte planifikuar t’i merrte me vete edhe bijtë e tij, Paxin dhe Maddoxin. “Angie ia ka bërë të qartë Bradit se ai nuk mund të fluturojë deri sa të marrë lejen për fluturim, por Maddox dhe Pax e kanë lutur shumë të atin e tyre për t’i marrë në fluturim. Bradi pyeti instruktorin, i cili gjithashtu ishte fuqishëm kundër kësaj ideje”, tha burimi për “Star”. Maddox i tregoi Angelinas për planin e tyre të fluturimit dhe pastaj shtëpia e tyre u kthye në një fushëbetejë të ‘Luftës së Tretë Botërore!’