Lady Gaga rrugës së Emi Winehouse

E ndjera Amy Winehouse është droguar sepse vetëm në këtë mënyrë ka mundur të jetë në të njëjtën ‘gjatësi’ me ish-bashkëshortin, Blake Fielder-Civil, të cilin e adhuronte. E ka kërcënuar të atin e saj me vrasje nëse ai përpiqet ta ndajë nga njeriu për të cilin ajo u fundos në ferrin e drogës. Pas shumë viteve të varësisë dhe dështimeve për t’u shëruar, Amy, vdiq në shtratin e saj. Shkaktar i vdekjes së saj zyrtarisht është thënë se ishte ndalja e zemrës nga sasia e tepërt e alkoolit. Lady GaGa pranoi se edhe ajo, gjithashtu si Amy, tashmë një periudhë të gjatë po kënaqet me konsumimin e drogave të shumëllojta. E preferuara e saj ishte kokaina të cilën e ka thithur nga Bibla. “Poezitë më të mira i kam shkruar kur isha e humbur, nga droga jam krijuese,” thotë Gaga. Këngëtarja para disa ditësh e ndezi një xhoint në skenë. Ajo këndoi në Amsterdam dhe vendosi që ishte normale ta ndezë para një numri të madh të adhuruesve. Ndër të tjera tha se pi alkool më pak që nga koha kur ka filluar të thithte marihuanë. Në ditët më të këqija, britanikja Amy Winehouse ecte përgjatë rrugës me rroba të pista, në të cilat shpesh kishte gjurmë gjaku. Vetë lëndohej rëndë ndërsa krahët dhe këmbët i ishin të mbuluara me ithatë dhe plagë të ndryshme. Dallimi i vetëm në mes të Amyt dhe Lady Gagas është se këngëtarja britanike nuk është përkujdesur për pamjen, madje as që është munduar që ta fshihte faktin se ishte e droguar, gjersa Gaga nuk del në rrugë pa rroba të kreatorëve dhe këpucë. Pas fillimit bombastik të karrierës së saj, çmimeve të shumta dhe lavdërimeve që i vinin nga të gjitha anët e botës, suksesi i Gagas, me sa duket, ka arritur kulmin dhe kur jeni në krye të kësaj të gjitha pranohen, përveç kthimi në një mediokër. Këngëtarja është duke u përpjekur që në çdo mënyrë të vazhdojë të jetë interesante, por shumë kritikë të muzikës llomotitjet rreth drogës dhe konsumimit të saj në publik e konsiderojnë përpjekje të mjerë për të qëndruar në qendër të vëmendjes. Përveç kësaj, ka shumë pak njerëz që nuk mendojnë se Lady GaGa e ka marrë teposhtën, është në rrugë për vetëshkatërrim dhe shkatërrimi do t’i vijë edhe më shpejt në saje të përdorimit të drogës.