I marrin pjesë të kafkës, ia ruajnë në bark dhe ia ngjisin (FOTO)


Një ish- mbretëreshë e bukurisë në SHBA, i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale të pazakontë. Thuajse një e katërta e kafkës së saj është hequr dhe është ruajtur në barkun e saj, ndërkohë që ajo e merrte veten nga plagosja.
Kirurgët i hoqën pjesën e kafkës Jamie Hilton dhe ia vendosën atë në ruajtje në bark, në mënyrë që aty të rrinte e sterilizuar dhe të ushqehej, ndërkohë që truri po qetësohej nga ënjtja.
Kur nëna e tre fëmijëve dhe ish- Miss Idaho, u zgjua nga operacioni, zbuloi se një pjesë e mirë e kafkës ishte në barkun e saj.
Kafka qëndroi në bark për 42 ditë derisa mjekët ia ringjitën atë me sukses, dhe tani, tre muaj pasi ajo thuajse vdiq, është kthyer në shtëpi.
36 vjeçarja shkroi në blogun e saj: “Asgjë tjetër për mua në botë nuk ka vlerë, tani që jam këtu. Jam e lumtur. Mund të përkëdhel fëmijët e mi, të puth burrin, mund të dal me mamin. Jam gjallë. Zemra po më shpërthen nga mirënjohja dhe gëzimi”.
Aksidenti i rëndë ndodhi kur ajo doli për të peshkuar salmon me të shoqin dhe kunatin.
Kur po tërhiqte peshkun e parë, ajo rrëshqiti dhe ra nga një lartësi rreth 4 metër, mbi një gur. Burri e gjeti atë pa ndjenja, pa puls dhe pa frymëmarrje.